Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka komentuar sjelljen e Lulzim Bashës ditët e fundit.

Minxhozi thotë se Basha është në një gjysmë zie protokollare, pasi do të tregojë se nuk bën pazare me Ramën dhe se Berishën e ka përzënë për arsye parimore dhe objective.

Ai thekson që Basha nuk kishte për ta hequr Berishën nëse në mes nuk do të ishte afati i 10 shtatorit që shënonte nisjen e parlamentit dhe kërcënimin nga amerikanët.

 

‘’Basha mundohet në këto ditë të duket i fortë, të bëjë sjellje demonstrative, vertikale shqetësuese që nuk i lëviz as fije floku. Është një gjysmë zie protokollare, vetëm e vetëm për të thënë që unë nuk bëj pazare me Ramën, Berishën e kam përzënë për arsye parimore dhe objective.

Sjellja ndaj dy zonjave në foltoren e parlamentit është e tepërt. Parlamenti është në procedurë, s’kanë marrë vendin e punës çfarë janë aty. Grindja është artificiale dhe teatrale.

Këta janë ai teatri, këta emrat. Nuk e di pork a dy qasje, ose interpretime. Së pari ata janë të gjith fallco, dhe një lozhë lëvizin duart e këmbët. Është dhe tjetra që këta nuk janë fare fare kukulla. Por s’janë dhe aq kukulla, se vënë vulat.

Nëse fillojmë ti godasim një nga një, dhe Berisha është fillimi i një procesi të tillë. Në vetvete largimin e Berishës pas 30 vitesh nga skena politike është shumë vështirë ta  shesësh si diçka të keqe këto ditë.

Unë nuk mendoj se Basha e ka hequr Berishën. Nëse në 10 shtator nuk fillonte parlamenti dhe s’do të ishte ultimatum nga amerikanët, a do e hiqte Luli? Ai sigurisht nuk do e hiqte. Problemi është se në fund të ditës Basha ruajti kokën e tij. Këtu ndodhemi në luftë gjelash. Më në fund fillimi i një gare në PD. Duhet të kisthe ndodhur në 2013. Më në fund Basha vendosi të jetë kryetari i vetëm i PD dhe jo në bashkëqeverisje me Berishën. ‘’- tha Minxhozi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb