Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, tha se Presidenti i Republikës, është bërë palë. Ai tha se në rast se prodhohet një ngërç politik pas zgjedhjeve dhe me të drejtë presidenti duhet të zgjidhë situatën, kjo nuk ndodh pasi shtoi se në Shqipëri ky institucion ka humbur.

“Personi që sonte merr sms me ambasadoren, është sonte, më duket e tmerrshme ku në ditën që duhet të flasin liderët politikë, del kreu i shtetit dhe jep mesazhe të fushatës. Në emër të atyre kalamajve, pjesa tjetër janë vra me njëri-tjetrit, kanë bllokuar njëri-tjetrin dhe shikoni ç’po prodhon kjo fushatë.

Ka pasur elementë gjatë harkut të saj që i ka prish fabulën e qetësisë të dyja palëve. Rama do të jetë qetë. Edhe Basha ka pasur fushatë të qetë. Ka hyrë elementi i tretë dhe ka prishur ujërat.

Është detyruar bashkëshortja e Metës në media po më prish punë. kur e thotë Kryemadhi ç’duhen të thonë krahët e tjera.

Ai thotë, ti lepër, do të pres krahët, duart. Këtë lloj makrabiteti, nëse zgjedhjet shkojnë keq i mbledh presidenti palët për të zgjidhur ngërçin, ne na ka humb institucioni. Presidenti na ka rënë dhe është palë”, u shpreh Minxhozi.

Nga krahu tejtër, analisti Fatos Lubonja, argumentoi se përse ndodhin sjelljet e acaruara të Presidentit Ilir Meta.

“Ta ndjekim çka ndodhur deri tek çmenduria e Ilir Metës. A kishim një marrëveshje më 5 qershorit. Të shkosh në zgjedhje do të thotë të përcaktosh arbitrin, edhe me bekimin e Kim u bë 5 qershori.

Po ç’ka ndodhur më tej. E para u prish Kodi Zgjedhor, hoqi koalicionet, bëri padrejtësi. Nëse unë e shoh veten që kam një njeri që më bien në qafë e humb mendjen njeriu. Kjo është situata ku na ka çuar Edi Rama. S’ka lënë marifet pa bërë. Ke një drejtësi që bëhet reformë amerikane marrin Bushatin dhe Mandin dhe nuk marrin njerëzit e Ramës për të hetuar. Në një vend normal del kryeministri dhe i thotë s’ke parë gjë akoma, ikën njeriu”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: