“Rudina Hajdari ishte një eksperiment estetikisht shumë i bukur dhe me sponsorizim të ndërkombëtarëve, por nuk arriti të këtë një zë më peshe në sallën e Kuvendit.”. Kështu deklaroi analisti Skënder Minxhozi mbrëmjen e sotme për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’.

Teksa ka komentuar situatuan aktuale politike, ku ne qendër të saj është edhe reforma zgjedhore, Minxhozi pohoi se shqiptarët nuk i japin dot vlerë votës së tyre.

“Do kisha nëse me lejon për pikën e dytë të çështjes së reformës zgjedhore. Ne si spektatorë të jashtëm, pas mesit të vitit të shkuar e kemi pasur të vështirë të dallojmë dhe të kuptojmë sfumaturat që kanë ata. Kjo është e vështirë që kjo listë e njerëzve vërshoi dhe plotësoi një pjesë të sallës.
Rudina Hajdari ishte një eksperiment estetikisht shumë i bukur dhe me sponsorizim të ndërkombëtarëve, por nuk arriti të këtë një zë më peshe në sallën e Kuvendit. Por kam përshtypjen që zonja Hajdari nuk krijoi një qëndrim të rëndë, një autoritet, të qartë, një imazh që të ishte koherent dhe imponues në lartësinë e asaj sfide që mori ajo. Mendoj se ky është një proces i brendshëm reflektimi dhe një kërkesë për të gjetur koordinata të reja kur maxhoranca është e plotfuqishme. Sot shqiptarët nuk e vlerësojnë dhe nuk i japin dot vlerë votës që hedhin për shkak të sistemit. Përkthimi i votave nuk funksionin.”, tha Minxhozi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: