TIRANË- Shqiptarët në Ballkan janë faktorë paqe dhe stabiliteti, ka deklaruar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ndërsa merrte pjesë në sesionet e përbashkëta mes studentëve të Universitetit të Heidelbergut, Gjermani dhe Kolegjit ISPE.

Në një postim në faqen e ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, mbrëmjen e së mërkurës thuhet se “Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi, mori pjesë në njërin prej sesioneve të përbashkëta midis studentëve të Universitetit të Heidelbergut, Gjermani dhe Kolegjit ISPE, me temë ”Regional cooperation”.

Me këtë rast, ai foli mbi rolin dhe pozitën e shqiptarëve në Ballkan, si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, si dhe specifiken e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, sipas postimit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: