Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se skena politike në Shqipëri nuk siguron asgjë që të plotësohen 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman për çeljen e negociatave me BE.

Përballë socialistit Taulant Balla dhe disa të ftuarve të tjerë në panel, Mixhozi pohoi se ndonëse lideri i PD-së Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë lënë gjuhën e luftës, kriza politike vijon të jetë prezente në vend.

“Në funksion të rënies së parlamenti në 20 shkurt, ku opozita dorëzoi mandatet ishte totalisht e pa imagjinueshëm që shteti të binte në atë presion. Prej kësaj periudhe nuk triumfoi varianti i atyre që do ndryshonin pushtetin nën kërcënim. Tani jemi në shtator e tutje, në qetësi politike. Basha e ka lënë gjuhën e luftës dhe Kryemadhi po ashtu. Kriza politike vazhdon të jetë ende. Me kë flisni ju për negociata me opozitën? Presidenti e ka bërë të qartë qëndrimin e tij. Këtu janë në kushte anomaliteti. Skena politike në Shqipëri nuk siguron asgjë qe 9 kushtet e Bundestagut të plotësohen”, tha Minxhozi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: