Në të shumtën e rasteve i bashkon grumbullimi me Kombëtaren, por futbollistët kuqezinj nuk presin vetëm këtë rast për t’u takuar me njëri-tjetrin. Fundjava e kaluar e vërteton më së miri.
cana-lila-agolli-470x350
Përfundimi i kampionatit azer dhe atij helen ka bërë që dy futbollistët, Lila dhe Agolli, të gjejnë kohë të lirë për të ndarë disa çaste së bashku me ish-kapitenin Lorik Cana i cili nga ana profesionale ka më pak angazhime pasi prej gati një viti është shkëputur nga futbolli i luajtur.
hysaj-gjimshiti-470x337
Reparti i mbrojtjes në ekipin kuqezi duket se është më i lidhur ngushtë se të tjerët. Edhe Elseid Hysaj e Berat Gjimshiti që luajnë në Itali, kanë shfrytëzuar afërsinë për të takuar njëri-tjetrin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb