TIRANE

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Kledi Hysa dhe Sheila Haxhiraj u fotografuan bashkë të përqafuar dhe kjo habiti të gjithë pasi Kledi ishte në lidhje dashurie me një vajzë gjermane.

Të gjithë dyshuan se ata janë një një lidhje romantike, por më pas çifti konfirmoi se ishte në një lidhje. Ishte Sheila ajo që në fillim postoi një foto të saj me Kledin ku duken në një moment shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Më pas ajo postoi dhe një video shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Së fundi Kledi ka qenë pjesë e një interviste të shkurtër për ‘Prive’.

Duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve më pikante të Prives, ish-konkurrenti zbuloi se në cilin çift beson më së paku dhe ata ishin Donaldi dhe Beatrix.

Ai u pyet nëse ishte në një lidhje dhe nuk ka preferuar të përgjigjet duke thënë thjesht “No koment”. Ndërsa pyetjes nëse raporti më Sheilën ishte miqësi apo më shumë Kledi është përgjigjur e përzier.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb