Nënsekretari i SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, deklaroi se mes dy vendeve miqësia vlen si në kohë të mira dhe në momente të vështira.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Krach duke u ndalur tek projekti 5G, theksoi se ky rrjet i pastër është duke zbatuar standardet e rrënjosura nga BE. Mes të tjerash ai theksoi se 20 vende të NATO-s janë pjesë e këtij rrjeti, me të cilët sipas tij është bashkuar dhe vendi ynë.

“Dëshiroj që t’ju falënderoj juve dhe popullin shqiptar, për mirëqenjohjen. Miqësi në kohë të mira dhe në kohë të vështira. Ju uroj shërim të shpejt të gjithë shqiptarëve që vuajnë nga COVID-i dhe ata që kanë humbur familjarë. Aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët. Rregullat e BE për 5G të pastër, janë bërë për këto rregulla. Rrjeti i pastër trajton kërcënimet nga mungesa e privatësisë. Rrjeti i pastër është i rrënjosur me standarde të BE. Ai përfaqëson standarde të ndërtuara nga koalicionet e shume besuara. Mbi 20 vende të NATO-s janë pjesë e rrjetit të pastër. Si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Sllovania, Letonia, Kosova, etj, kanë zgjedhur që të përfshijnë shitës të besueshme në infrastrukturën e besuar. Ju falënderoj zoti kryeministër për angazhimin tuaj dhe që jemi përfshirë në valën e besueshme 5G. Shqipëria është bashkuar me valën e rrjetit te pastër. Kjo është arsyeja që jam i kënaqur që t’i bashkohem ministres Denaj për të firmos një memorandum. Zoti e bekoftë vendin e bekuar të Shqipërisë.”, tha zyrtari amerikan.

Zyrtari amerikan tha se mbështetja e Shqipërisëë është e hapur në përkrahje të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë.

“Kërcënimi i privatësisë së të dhënave intelektuale dhe sigurisë kombëtare. Ky kërcënim vjen nga ndërhyrja e aktorëve malinjë, Partia komuniste kineze. Mbështetja juaj e hapur në përkrahje të rrjeteve të sigurta të telekomunikacionit po jep një shembull të fortë. Është një model. Ashtu si zyrtarët e NATO dhe BE-së me të cilët kam folur e kuptojnë se aleanca transatlantike është aq e fortë sa hallka e saj më e dobët. Janë të gjithë të vendosur të refuzojnë të gjithë këto mjete që shërbejnë si mundësi për të survejuar vende të tjera. Shqipëria është një vend i rrugës së pastër. Shqipëria është bashkuar me valën e rrugës së pastër dhe ne jemi të kënaqur. Ky është një hap i rëndësishëm për shtrirjen e bashkëpunimit dhe investimeve amerikane. Është projekt i rëndësishëm, nuk mund të kishte zgjedhur partner më të mirë për ndërtimin. Skavica do ti sjellë Shqipërisë energji shtesë. Ky projekt historik do jetë pasuri kombëtare për popullin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera zyrtari amerikan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb