Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar sot se “miqësia” midis Kinës dhe Rusisë ka kufij dhe se Evropa duhet të mirëpresë çdo përpjekje të Pekinit për t’u distancuar nga lufta e Moskës në Ukrainë.

Deklarata e tij vjen pak ditë pas një samiti midis presidentit kinez Xi Jinping dhe Vladimir Putin në Moskë.

“Ndërsa Kina kishte krijuar lidhje të ngushta ekonomike dhe diplomatike me Rusinë , ajo nuk ka krijuar një aleancë ushtarake me Moskën dhe nuk ka furnizuar me armë për ta ndihmuar atë në luftën e saj në Ukrainë. Kina nuk ka kaluar asnjë vijë të kuqe për ne. Propozimet e Pekinit për t’i dhënë fund luftës treguan se ajo nuk dëshiron të rreshtohet plotësisht me Rusinë. Kina dëshiron të luajë rolin e një “lehtësuesi”, në vend të një ndërmjetësi.BE-ja duhet ta mirëpresë këtë”, tha Borrell.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: