Elbasani ka zyrtarizuar miqësoren e dytë në tokën greke, ku do të ndeshet me një nga skuadrat elitare të kampionatit helen, Arisin e Selanikut.
Ky takim do të zhvillohet të martën e 6 gushtit, në orën 20:00, në impiantin “Kleanthis Vikelidis”. Një test i rëndësishëm ky për ekipin e teknikut Bordin, pasi përballë kanë një skuadër me cilësi dhe që do të shihet sesa në gjendje do të jetë Elbasani të masë forcat me një kundërshtar të këtij niveli.