Sot në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet është luajtur miqësorja Tirana-Dinamo e cila ka përfunduar në favor të “nëndetëses” me rezultatin 0-1.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Igli Allmuça triumfoi falë golit të sulmuesit Mirel Çota i realizuar në minutën e 78-të. Një sfidë testuese kjo, e cila u ka shërbyer trajnerëve për të parë gjendjen e lojtarëve që kishin në dispozicion, por edhe për të vëzhguar elementët që janë në provë te të dyja skuadrat.

Për Tiranën kishte edhe një vlerë tjetër pasi teston nga afër rivalët e saj në Kategorinë e Parë pavarësisht se me Dinamon nuk janë në të njëjtin grup. Edhe pse Tirana ka arritur të ruajë në përgjithësi grupin e lojtarëve kjo miqësore tregon se nuk do ta ketë të thjeshtë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: