Holanda dhe Spanja kanë barazuar në miqësoren e luksit të luajtur në ”Johan Krujt” Arena të Amsterdamit. Pikërisht impianti futbollistik ku u luajt, mban emrin e një legjende futbolli që lindi në Holandë e vdiq në Spanjë, por shkruajti historinë në të dyja vendet.

Sa për sfidën, Canales kaloi të parët miqtë në avantazh që në minutën e 19-të, kurse me fillimi ne së dytës barazoi Donny van de Beek.

Ndërkohë në sfidat e tjera të spikatura Belgjika mposhti Zvicrën 2-1, Italia fitoi 4-0 ndaj Estonisë, Portugalia 7-0 Andorrën, Gjermania mori një fitore minimale 1-0 ndaj Çekisë kurse Turqia me Kroacinë u ndanë në një barazim spektakolar 3-3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb