Shqipëria ka humbur përballë Italisë me skuadrën e kaltër që ka kaluar në finalen e turneut të yjeve të viteve 2000.

Skuadra e drejtuar nga Xhani De Biazi, ka kaluar në avantazh me një gol fantastik të Espozitos, që mposht Strakoshën me një parabolë mjaft të bukur.

Pak sekonda nga fundi i ndeshjes, ka shënuar Erjon Bogdani barazimin e kuqezinjve, por italianët protestojnë sepse pretendonin përfundimin e takimit.

Në këtë takim regjistrohen dy traversa, ajo e tronditur nga Bushi dhe ajo e Perotës, si dhe shumë dëmtime me lojtarët që kërkuan ndërrimet menjëherë pas fillimit të mqiësores.

Italia kualifkohet pas penalltive pret në finale fituesen e ndeshjes Turqi-Greqi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb