Kryesuan deri në minutën e 91-të, por të besuarit e Bernar Shaland iu dorëzuan golit të Hojbjerg, që shpëtoi Danimarkën nga një humbje e merituar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Në një stadium të tejmbushur, “dardanët” kanë dhuruar spektakël duke çuar në entuziasëm të pranishmit, që pas këtij rezultati kanë pritshmëri edhe më të mëdha për ekipin përfaqësues të Kosovës.

Kosova do të kalojë në avantazh në fund të pjesës së parë, kur Armir Rrahmani do të çelë rezultatin në të 42-ën. Ka qenë një harkim nga goditja e dënimit, që është shfrytëzuar në maksimum nga ish-lojtari i Partizanit dhe që me kokë ka mposhtur portierin Shmajkëll.

Me fillimin e pjesës së dytë, Danimarka do të kërkojë barazimin dhe do ta gjejë me penalltinë e kthyer ngë gol nga Ereksinen, por “dardanët” nuk do të dorëzohen dhe vetëm 3 minuta më pas, do të rikthejë në epërsi përfaqësuesen kosovare, e cila do të rezistojë deri në kohën shtesë, për t’u thyer nga goli i Hojbjergut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: