FIFA dhe UEFA i ka përcaktuar datat 9 dhe 14 nëntor të lira për të organizuar miqësore për kombëtaret të cilat nuk janë të angazhuara në faza kualifikuese apo “play-off” të Botërorit. Në këto kushte Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar kundërshtarin që do të përballet me kombëtaren kuqezi.

Norvegjia do të udhëtojë më 14 nëntor në “Elbasan Arena” në një sfidë që pritet ti shërbejë teknikut Panucci për eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian dhe Ligës së Kombëve.

Hera e fundit që jemi përballur me norvegjezët është në eliminatoret e Botërorit “Brazil 2014”. Në takimin e luajtur në transfertë kuqezinjtë e drejtuar në atë kohë nga Xhani De Biazi morën një fitore minimale 0-1 falë eurogolit të Hamdi Salihit. Ndërsa sfida e kthimit në Shqipëri është mbyllur me rezultatin 1-1 me Valdet Ramën që kaloi i pari në avantazh kombëtaren tonë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb