Më në fund, Edy Reja kthen vështrimin nga “produkti vendas”, sigurisht i kushtëzuar edhe nga fakti se data 26 nëntor, ditë në të cilën do të luhet miqësorja me Arabinë Saudite, nuk është një datë e lirë nga FIFA. Ky detaj ka pak rëndësi tashmë, pasi ky test, është një mundësi e shkëlqyer që Xhixha-Skuka, e shumë lojtarë të tjerë të Superiores të vërtetojnë se e meritonin një festë të tillë për vetë faktin se në fund janë ata që përfaqësojnë futbollin shqiptar në arenën evropiane.

Kombetarja Reja Seance Stervitore Izrael 2048x1365

Tekniku italian bëri publike këtë të enjte listën me 23 lojtarët e ftuar për miqësoren që do të luhet në Abu Dhabi. Ishte e pritshme që në këtë listë shumica dërrmuese do të vinin nga Superliga, por nuk mungojnë as rikthime të legjionarëve kuqezi si Odise Roshi apo Bekim Balaj, pjesë e listës është edhe Sokol Cikalleshi. Elhan Kastrati, Gentian Selmani dhe Mario Mitaj janë emra që janë ftuar edhe më herët nga Reja.

Lista

Në mbrojtje, italiani dhe stafi i tij kanë përzgjedhur Albion Marku, Erdenis Gurishta, Andi Hadroj, Esin Hakaj, Rudolf Turkaj, Stivian Janku, Ardit Toli, Eneo Bitri edhe Mario Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Esat Mala, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Arbnor Muçolli, Ardit Deliu, Arinaldo Rrapaj, ndërsa rikthehet Odise Roshi. Përveç Balaj dhe Cikalleshit, për fazën sulmuese në dispozicion të Edy Reja-s janë dhe dy “bomberat” e Superligës, Redon Xhixha, autor i 10 golave këtë sezon me Tiranën dhe Xhuljano Skuka, 4 nga 8 golat e Partizanit mbajnë firmën e tij. Vetëm fanella kuqezi mund të bënte bashkë në këto momente Xhixhën dhe Skukën, apo dhe pjesën tjetër të futbollistëve që aktivizohen në Superiore. Ekipi përfaqësues do të nis grumbullimin më datë 22 tetor në Durrës, ndërsa dy ditë më pas do të nisen drejt Abu Dhabit. Miqësorja me Arabinë Saudite do të startojë në orën 16:30.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb