TIRANE – Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka folur pas përfundimit të ndeshjes me Austrinë ku humbëm 2-1. Ai e ka cilësuar një përballje me dy fytyra takimin e sotëm.

“Kjo ishte një ndeshje me dy fytyra. Pjesa e parë pati shumë gabime, ndërsa e dyta u interpretua jo keq. Ne kemi një skuadër të mirë, por mendoj se ende nuk jemi të gatshëm psikologjikisht. Na duhet të punojmë për të besuar më shumë dhe për të patur një mentalitet tjetër. Minutat e para ishin një panik ekstrem për skuadrën, e cila u vu në vështirësi. Në një disavantazh të tillë kundërshtari e ka më të lehtë të reagojë. Aq më tepër me një skuadër të vështirë si Austria, gjërat bëhen gati të pamundura. Unë mendoj se ndeshja duhet të zhvillohet njësoj në çdo minutë të saj, nga e para deri tek e fundit”, – deklaroi Presidenti Armand Duka, për sajtin zyrtar të FSHF-së.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb