Partizani është mposhtur nga Trabzonspori me rezultatin minimal 1-0 në miqësoren e zhvilluar në Antalia, aty ku të kuqtë po kryejnë fazën përgatitore sikundër disa klube të tjera të superligës. Goli i vetëm i takimit u shënua shtatlarti norvegjez Sorloth, pas asistmit të ish-sulmuesit të Liverpulit, Daniel Starrixh.

Kampionët e vendit kanë zhvilluar një 90 minutësh të pëlqyeshëm dhe kërcënuan disa herë portën e Trabzonsporit, sidomos në pjesën e dytë, por cilësia e skuadrës turke ishte vërtet e një niveli të lartë, me lojtarë si ish-milanisti Sosa, apo ish-interisti Xhon Obi Mikel. Sormani përdori të gjithë lojtarët në dispozicion, për të krijuar një ide më të mirë të gjendjes së tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb