BRUKSEL- Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini, tha se takimi “Miqtë e Shqipërisë” i organizuar ditën e sotme në Bruksel është me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vetë Europën. Pas fjalës së kryeministrit Rama, edhe Mogherini është ndaluar tek reformat e zhvilluara deri më tani në vendin tonë, duke u ndalur konkretisht tek reforma në drejtësi.

“Shqipëria ka bërë përpara me reformën në drejtësi. Kemi punuar së bashku dhe kemi arritur rezultate. Shqipëria se bashku me Malin e Zi janë vendet 100 përqind në përputhje me politikën tonë të jashtme. Së bashku po bëjmë me rëndësi. Të gjithë shembujt e mirë tregojnë se po drejtohemi në rrugën e duhur. Dua të them se reformat e bëra janë të jashtëzakonshme dhe me rëndësi. Besoj se është e qartë se ju i shihni problemi që ende ka vendi juaj. Ky është një proces, dhe vettingu është një reformë që po prodhon rezultate. Lufta ndaj krimit të organizuar është një betejë që vijon edhe ne vende të tjera. Duhen pranuar që problemet ekzistojnë, dhe të punojmë së bashku për t’i zgjidhur ato. Problemi është a duam të ecim përpara? A jemi gati? Mendoj se është korrekte të themi se rreziku i të mos lëvizurit përpara është të rrëzohemi. Dhe nëse rrëzohet Shqipëria apo Ballkani Perëndimor nuk është aspak në interes të rajonit dhe të BE. Për rrjedhojë ësghtë me rëndësi të ecim përpara. Zgjedhja me të cilën ne përballemi si institucion është e qartë, që do të thotë nuk duam të humbim rezultatet e arritura deri më tani në vite të tëra pune të përbashkët. Për rrjedhojë është me rëndësi përparimi, të qenit i pakthyeshëm, të mos humbasim mundësinë që kemi, dhe besoj se momenti është tani. Besoj, dhe ky është objektivi im politik, që në këto tre-katër muaj që vijnë do përpiqemi për të qenë së konkretë, dhe së pari për të pasur një rekomandim të pakushtëzuar pozitiv nga Komisioni Europian për Shqipërinë. Dhe jo vetëm për Shqipërinë, por këtu po flasim për këtë vend. Dhe së dyti për të bërë që Këshilli Europian të vendosë në qershor që të çelë negociatat”, u shpreh Mogherini.

Ajo tha se procesi i zgjerimit të BE, është më shumë bashkim i gjithë vendeve të kontinentit europian, për të garantuar siguri dhe paqe.

“Ky nuk është thjesht një takim i rëndësishëm, por me rëndësi është edhe vetë momenti kur vjen ky takim. Do të doja të vijoja aty ky e përmbylli kryeministri Rama, jo vetëm integrimi është një proces për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, por është me rëndësi është për vetë Europën. Në Ballkan nuk ka një javë që kalon pa zhvilluar një takim që bashkon miqtë Europiane. Është shansi i parë që kemi si brez për të pasur një proces integrimi pas valëve të ndryshme, të atyre që i quajmë zgjerim. Në fakt nuk më pëlqen ta quaj zgjerim, por ribashkim të kontinentit tonë. nuk ka të bëjë thjesht me ekonominë, sigurinë, zonat e influencës, etj; por me bashkimin e gjithë kontinentit. Mendoj se jo vetëm mundemi të garantojmë paqen në kontinentin tonë, por edhe mundemi ta bëjmë. Do të jetë proces i gjatë, mbase nuk jemi ende gati, pro e shpreh qartë se shoh në Ballkan dhe Shqipëri, meqë po flasim për të, një ndjesi të qenit europian, përtej Eurovizionit. Ne në union kemi nevojë për këtë energji”, u shpreh Mogherini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb