Miranda Kerr është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Evan Spiegel. 34 vjeçarja modele australiane, e cila ka një djalë Flynn, 6 vjec, me ish bashkëshortin Orlando Bloom, ka konfirmuar për Dailymail të mërkurën, që ajo dhe themeluesi i Snapchat, 27 vjeç do të bëhen së shpejti prindër.

Miranda dhe Evan u shfaqen si çift në qershor të 2015, pas takimit të parë në një darkë të Louis Vuitton në New York në 2014.

Ata filluan lidhjen e tyre të cilën e kurorëzuar me martesë pak muaj më parë. Tani çifti do ta shtojë familjen me ardhjen në jetë të bebes.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: