TIRANE- Kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, ish-deputete e LSI-së komentoi dje në profilin e kryeministrit Edi Rama në “Facebook” për ‘21 Janarin’. Rama postoi dje në shenjë kujtimi për 4 viktimat e ‘21 Janarit’, një foto me 4 qirinj të ndezur në bulevard.

Nën këtë foto, Miranda Rira shkroi se kërkon drejtësi edhe për faktin se ajo ishte e pranishme në protestën e 21 janarit 2011. “Kjo nuk mjafton z.kryeministër! Ai që urdhëroi vrasjen e protestuesve duhet të vihet në bankën e të akuzuarve! Në atë protestë kam qenë edhe unë, edhe mua mund të më kishte vrarë Sali Berisha! Mjaft më, drejtësia duhet të bëjë drejtësi!”, – shkroi dje ish-deputetja e LSI-së, aktualisht kryetare e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, në komentin e saj në statusin e Edi Ramës.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: