Teksa sot u miratua në Kuvend marrëveshja e ‘5 Qershorit’, zbulohen emrat e deputetëve që votuan pro dhe kundër. Kuvendi ka publikuar listën e plotë me rezultatet e votimit në fjalë, ku votat kundër ishin nga 6 deputetë të opozitës së re.

Kujtojmë se projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, mori 99 vota pro.

KUSH VOTOI KUNDËR
Adriatik Alimadhi
Halil Jakimi
Korab Lita
Myslim Murrizi
Ylli Shehu
Halit Valteri

Po ashtu, mësohet se deputetët që nuk votuan për marrëveshjen e 5 qershorit janë: Arlind Çaçani, Bledar Çuçi, Tom Doshi, Arben Elezi, Eljo Hysko, Ligoraq Karamelo, Lefter Koka, Erion Piciri, Enver Roshi, Nikolin Staka, Sadi Vorpsi dhe Alban Zeneli. Ndërkohë, e vetmja votë e pavlefshme ka qenë ajo e deputetit Ralf Gjoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb