Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar pas vendimit të Komisionit Evropian për të miratuar certifikatën dixhitale të vaksinimit për Shqipërinë dhe 6 vende të tjera jo anëtare të BE.

Me një postim në Facebook Shehu shkruan se kjo është vetëm një lugë bosh për shumicën e shqiptarëve.

Sipas tij BE njeh vetëm vaksinat e miratuara nge EMA, Pfizer, Moderna, AstraZeneca e Johnson&Johnson, asnjë tjetër.

Ai shkruan se shqiptarëve nuk u njihet as formalisht ky proces vaksinimi, pra është nul edhe si dokument burokratik për lëvizjen jashtë kufijëve.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: