Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar marrëveshjen e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe për Rindërtimin për 2000 apartamentet e reja në Durrës.

Balla thotë se kjo marrëveshje u arrit falë angazhimit personal të Ramës më 26 nëntor të këtij viti bashkë me Arben Ahmetajn.

Ai thekson se 2 mijë apartamentet mjaft cilësore janë dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe për popullin shqiptar dhe Durrësin.

Balla nuk harron se është arritur edhe një marrëveshje po me Emiratet e Bashkuara Arabe për investime direkte në projekte të mëdha, në turizëm dhe jo vetëm.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot Marrëveshjen “Për Bashkëpunimin Ekonomik” mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ?????, duke i dhënë rrugë njërit nga projektet më të mëdha të Rindërtimit me mbi 2000 apartamente për familjet e Durrësit.

Falë angazhimit personal të Kryeministrit Edi Rama, kjo marrëveshje u firmos më 26 Nëntor 2020 mes Fondit të Abu Dabit për Zhvillim dhe Ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Mbi 2000 apartamente tepër cilësore, të cilat me tu ratifikuar Marrëveshja në Kuvend, fillon puna për ndërtimin e tyre, janë dhuratë nga Sheikh Mohamed bin Zayed bin Sultan al Nahyan, Princi i Kurorës së Abu Dhabit dhe Zëvendës Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të EBA?? për popullin shqiptar dhe qytetin e Durrësit. Gjithashtu është dakordësuar edhe përfshirja e Emirateve të Bashkuara në zhvillimin e Durrësit, fillimisht dhe disa zonave të tjera në vazhdim, përmes investimeve direkte në projekte të mëdha, në radhë të parë në turizëm, por jo vetëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb