Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit nga Kuvendi, ndërsa nënvizoi faktin se u përmbush një nga kushtet kyç të konkluzioneve të Këshillit Europian.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, komisioneri nxiti të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat.

“Mirëpres miratimin e amendamenteve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me Marrëveshjen e 5 Qershorit. Kjo përmbush një kusht kyc të konkluzioneve të Këshillit Europian. Për cdo ndryshim tjetër, nxis të gjitha partitë të vazhdojnë diskutimet në mënyrë që fryma dhe rezultatet e 5 Qershorit të mos dalin nga shinat.”, shkruan komisioneri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb