Vetëm pak orë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë shkuar në selinë blu.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, i cili thekson se dy ambasadorët Kim e Soreca kanë zhvilluar një takim të shkurtër me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në takim ka qenë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb