TIRANE– Parlamenti Evropian ka miratuar sot projekt rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga eurodeputeti Knut Fleckenstein. Gjatë votimit ne Strasburg PE miratoi me 546 vota pro dhe 62 abstenime rezolutën për Shqipërinë. Pas votimit eurodeputeti Knut Fleckenstein ka shkruar në ‘Twitter’ se e ardhmja e Shqipërisë është në BE.

“E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Parlamenti Evropian mbështet projektrezolutën e cila i hap rrugë anëtarësimit të Shqipërisë në BE”- ka shkruar Fleckenstein.
Screenshot
Në këtë projekt-rezolutë kërkohet zbatimi i reformës në drejtësi, progres në luftën kundër krimit, korrupsionit si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat do të zhvillohen në qershor të 2017. Nga institucionet evropianë kërkohet zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit, kërkohet transparenca dhe auditi për financimin e partive politike si dhe realizimi i shpejtë i vettingut.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/knut.fleckenstein/videos/1569632106383788/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb