Pas projekt-rezolutës së miratuar nga Kuvendi i Kosovës për dialogun me Serbinë, vjen reagimi nga shefja e BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova. Teksa përgëzoi qeverinë për nismën, tha se Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.

“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka shkruar Apostolova. Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës miratoi projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.

Projekt-rezoluta e PSD-së ku e cila ka kaluar me 59 vota pro dhe 2 abstenime. Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij delegacioni. Ndërsa si anëtarë do të jenë edhe Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, si dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb