Kuvendi ka mirtatuar me 88 vota pro, 11 kundër dhe 3 abstenim ndryshimet në Kodin Penal me disa riformulime duke pasqyruar brenda tij rekomandimet e Presidentit Meta.

Sipas Ruçit janë pasqyruar në ligjin e miratuar rekomandimet për Nenin 242/1 dhe Neni 89/b, si dhe janë dakordësuar me shumicën dërrmuese të grupeve parlamentare.

Kjo do të thotë se masa apo dënimi më i thjeshtë për një qytetar që ripërsërit shkeljen e masës është gjobë- burg 6 muaj kurse kur e ka bërë atë në funksionin e një subjekti tregtar do të jetë gjobë deri në 2 vite burg.

Më tej moszbatimi i urdhërit të karantinimit nga mbartësi ose jo i sëmundjes infektive dënohet me 2-3 vite burg.

Përhapja me dashje e sëmundjes infektive nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve dënohet me burg 2-5 vite.

Ndërkohë nëse shkakton pasoja të rënda me dashje në jetën e njerëzve duke përhapur COVID-19 atëhere dënimi është nga 3-8 vite burg.

Dhe në fund kush shkakton nëpërmjet përhapjes së COVID-19 vdekjen e një njeriu tjetër dënimi parashikohet 5-10 vite burg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb