Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2019. Të ardhurat e përgjithshme buxhetore për vitin e ardhshëm pritet të jenë në shumën prej 2.3 miliardë euro.

Gjatë prezantimit të Projektligjit, ministri i Financave, Bedri Hamza ka theksuar se përgatitjet e këtij propozimi të buxhetit për vitin 2019 janë zhvilluar në pajtim me legjislacionin dhe janë në përputhje me të gjithë parametrat financiarë dhe ekonomikë të Kosovës.

Në Projektligj parashihet rritje e pensioneve bazë prej 20 për qind si dhe të kontributdhënësve prej 15 për qind.

Aty është parashikuar edhe rritje e buxhetit për prioritetet e Qeverisë në mbrojtje, rend, shëndetësi, arsim dhe mjedis. Projektligji mbi ndarjet buxhetore do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb