Në Listën e Barnave të Rimbursueshme 2021 janë shtuar 23 barna të reja që e cojnë ne 1191 listën e alternativave të mjekimit për diagnozat e sëmundjeve kronike. Vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë.

Në listë përfshihen barna të cilat trajtojnë dhe mbajë në kontroll sëmundjet kronike me shpeshtësi më të madhe në popullatë si diabeti, hipertensioni, sëmundjet kardiovaskulare duke ofruar alternativa mjekimi bashkëkohore në mënyrë që të shmangin komplikacionet dhe të rrisin cilësinë e jetesës dhe jetëgjatësinë.

Në listë janë përfshirë edhe barna inovative për trajtimin e disa lloje tumoresh si ai i mushkërive,gjirit si edhe alternativa mjekimi për pacientët të cilët vuajnë nga pasojat e COVID-19. Pacientët e dializës janë një grup tjetër që do të përfitojnë marrjen me rimbursim të një tjetër medikamenti për parandalimin e komplikacioneve të rënda nga sëmundja.

Me barnat e reja që i shtohen listës parashikohet të përfitojnë falas rreth 6,000 pacientë në vit.
Lista e re e Barnave të Rimbursueshme përmban 1,191 alternativa tregtare ose 340 principe aktive.
Edhe këtë vit në Listën e Barnave të Rimbursueshme përfshihen barna me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proçes negocimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues.

Fondi në dispozicion për LBR 2021 është 107 milion dollarë, duke garantuar një paketë më të plotë të barnave që merren falas nga qytetarët me sëmundje kronike. Nga Lista e Barnave të Rimbursueshme përfitojnë barnat falas mbi 450,000 pacientë në vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: