MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka marrë masën e propozuar në kufij për të vendosur test PCR negativ për udhëtarët nga Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi.

Për shkak të përkeqësimit të situatës nga COVID-19, Maqedonia e Veriut kërkon që mos importojë raste nga jashtë, dhe këtë masë e ka vendosur me vende që kanë një shkallë të lartë infektimi më të lartë se ajo.

Tashmë qytetarëve nga Kosova, Bosnja, Serbia e Mali i Zi u duhet të kenë me vete një test PCR negativ të vjetër jo më shumë se 72 orë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut. Bie në sy se kjo masë nga Maqedonia e Veriut nuk u vendos për Shqipërinë apo për Greqinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb