Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare buxhetin për vitin 2021. Buxheti i 2021-shit është miratuar me 84 vota pro, 14 kundër dhe 1 abstenim.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se ky buxhet ka në fokus sistemin shëndetësor.

Rama shtoi se do të dyfishohet ndihma ekonomike gjatë periudhës së pandemisë, duke filluar nga janari i 2021-shit, teksa bëri me dije se është bërë edhe një pagesë për të marrë vaksinën anti-COVID, si pjesë e marrëveshjes së COVAX.

Në seancën e sotme u miratua dhe projektligji për disa ndryshime në ligjin për “Partitë politike” me 82 pro, 14 kundër dhe 3 abstenim. Ndërkohë që Kuvendit miratoi edhe buxhetin faktik të vitit 2019 me 80 pro, 15 kundër dhe 4 abstenim.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb