Këshilli Bashkiak miratoi sot ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë dhe pagesat e PAK për periudhën 1 deri 30 nëntor 2018.

Mwsohet se anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan edhe vendimin për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese, gjatë periudhës 1-31 tetor 2018, si dhe atë për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind.

Po ashtu bwhet e ditur se 85 familje të kryeqyteti do të kenë mundësi që me vendimin e sotëm të mund të marrin një bonus për përballimin e qerasë së shtëpive, ndërsa disa familje të tjera morën ndihmë financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme. Mes të tjerash, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për vendosjen e memorialit të Holokaustit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb