Kongresi i Kilit ka miratuar të martën projektligjin për legalizimin e martesës të së njëjtës gjini, duke u bashkuar me pjesën tjetër të vendeve të Amerikës Latine me shumicë katolike që kanë ligje të ngjashme.

Kjo masë që mbështetet nga presidenti Sebastian Pinera, i cili duhet ta nënshkruaj për ta bërë ligj, gjithashtu do t’ua mundësojë çifteve të së njëjtës gjini të birësojnë fëmijë.

Projektligji u miratua pas një procesi të gjatë rreth katër vjet, me 82 vota për dhe 20 kundër dhe pati dy abstenime.

Përveç Kilit, në Amerikën Latine, çiftet e të së njëjtës gjini, mund të martohen edhe në Kosta Rika, Ekuador, Kolumbi, Brazil, Uruguai dhe Argjentinë, si dhe në 14 shtete të Meksikës. /Rel/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb