TIRANE – Ministria e Financave njofton se Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar në datën 20 Shkurt 2015, rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes të nënshkruar me FMN vitin e kaluar. Ky miratim mundëson tërheqjen e menjëhershme të një shume prej 47.mln SDR (rreth 53 mln €).
Ministria e Financave thekson se “vendimi i mësipërm vjen si rezultat i angazhimit serioz të autoriteteve shqiptare për çuarjen përpara të reformave strukturore të rëndësishme në fusha si ajo taksave, e energjisë, e pensioneve, e shlyerjes së pagesave të prapambetura”.
Sipas Ministrisë së Financave, “politikat fiskale, të ndjekura për reduktimin e rreziqeve që vijnë nga niveli i lartë i borxhit publik, kanë krijuar gjithashtu premisa për një kuadër të favorshëm makroekonomik, që mundëson rigjenerimin e ekonomisë drejt normave më të larta të rritjes dhe punësimit”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: