Pedagogët i rikthehen protestave. Lëvizja universitare, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka thirrur sot protestën e radhës para parlamentit.

Gazetari Mario Merhori raportoi për “BalkanWeb” se pedagogët janë mbledhur te parlamenti me pankarta në duar duke përsëritur kërkesat e tyre,

Pedagogët deklaruan se edhe pse kishin kërkuar të ishin pjesë e diskutimit në komision për buxhetin, kërkesa e tyre nuk u pranua. “Ne i kemi kërkuar që më 24 tetor komisionit të edukimit që të ishim pjesë e diskutimeve në komision për buxhetin. Meqenëse ky komision nuk na thirri dhe pse ishim grup interesi dhe kërkonim rritjen e buxhetit për arsimin dhe shkencën ne sot kemi dalë të protestojmë’, thanë pedagogët.

Protesta mbahet në të njëjtën ditë kur parlamenti do të debatojë dhe miratojë buxhetin 2023. Deri në fillim të nëntorit pedagogët protestuan duke kërkuar paga më të larta dhe rritje të buxhetit nga qeveria për kërkimin shkencor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: