Tashmë Kosova do të implementojë trajtimin me Plazmë Kovalescente të pacientëve me koronavirus, si terapi mbështetëse.

Ky fakt është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Zemaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar COVID 19 dhe që kanë krijuar anti-trupa të mjaftueshëm, për çka tha se beson që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht.

Lexoni të plotë postimin:
Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse. Në funksion të trajtimit të personave me COVID19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar ‘Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështesë’. Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e COVID19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve. Shpresojmë që Plazma Kovalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.

Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar COVID 19 dhe që kanë krijuar anti-trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht. Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me COVID-19, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Kovalescente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: