Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke saktësuar se ajo përfundoi pasi Gjiknuri braktisi tryezën.

Vasili tregon se Gjiknuri ia bëri të qartë se mazhoranca miraton ligjin që i leverdis asaj, dhe sipas përfaqësuesit të LSI është një deklarim i rëndë.

Me këtë deklaratë brenda mbledhjes, Vasili shprehet se mazhoranca qartazi e ka treguar se nuk i do listat e hapura 100% apo votimin për kandidat dhe parti.

”Mënyra si u procedua, kemi qenë në diskutim e sipër, Gjiknuri braktisi tryezën në mënyrë të njëanshme.

Dua të ndaj me ju një deklarim shumë të rënëd, që deklaroi qartë që duke qenë se është mazhorancë miratojmë ligjin që na leverdis.

Kjo shpjegon edhe për qytetarin më të fundit, e më pak të interesuar, se kemi një qëndrim të njëanshëm, të diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Dhe për të manipuluar rezultatin,

I kemi kërkuar, pse ka frikë PS t’i drejtohemi OSBE. Për çështjet që nuk ka dakordësi, që më tepër për një çështje madhore, siç është ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës.

Haptaz dhe qartë provuan sot edhe njëherë se nuk u intereson që shqiptarët të votojnë ata që ata duan, listat 100%, dhe partinë që duan. U kanë hequr shqiptarëve dy mundësi, të votojnë për kandidatin dhe partinë. Asnjë nga ju, kur shkoni si qytetarë do zgjidhni dy preferenca, partinë dhe kandidatin që ju bind më shumë.

I përsërtëm edhe njëherë se duam rregulla të barabartë. Mazhoranca do rregulla të favorizojë vetveten. Dëmi që po i bën mazhoranca, një armike konstante e integrimit europian. BE nuk e quan kusht të realizuar Reformën Zgjedhore pa e dhënë fjalën OSBE/ODIHR. PS do të mbajë pushtetin dhe të rruhet nga pandëshkueshmëria. I gjithë qëllimi i saj është politik. Çështjet pse ne i drejtohemi ODIHR janë parimore, të mëdha.”- tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb