MIRDITE- Mjeti i një efektivi policie është dëmtuar me lëndë plasëse mëngjesin e djeshëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15, të datës 19 qershor në Bardhaj të Mirditës, ku persona të paidentifikuar kanë dëmtuar me lënde plasëse mjetin në pronësi të shtetasit A.D, 50 vjeç, banues po në këtë fshat, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Mirditë.

Për pasojë është dëmtuar xhami i përparmë dhe pjesa e brendshme e mjetit.

Ndërkaq, uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me eksploziv”.

(el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: