MIRDITE- Një 38-vjeçar nga Rrësheni është arrestuar ditën e sotme, pasi tentoi të përdhunonte në shtetase. Sipas policisë së Mirditës, arrestimi i shtetasit Bardhok Gjeta u krye në flagrancë, pasi 38-vjeçari “me datë 10.06.2015, në orën 07. 00 në vendin e quajtur rrugë këmbësore që lidh rrugën e vjetër nacionale Rrëshen-Geziq Reps me rrugën autostradë Rrëshen-Morinë, i ka dalë përpara duke i zënë rrugën një këmbësoreje 44 vjeç, banuese në Mirditë, ku ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë”.

Pas arrestimit të 38-vjeçarit, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentative” neni 102-22 i Kodit Penal.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: