Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, i është përgjigjur njoftimit të Gjermanisë të martën se do të ndalonte certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke paralajmëruar një rritje të madhe të çmimeve të gazit natyror për Evropën.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz ka lëshuar një urdhër për ndalimin e procesit të certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2. Mirë se vini në botën e re të guximshme ku evropianët shumë shpejt do të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”-shkroi Medvedev në Twitter .

Më herët të martën, Scholz njoftoi se certifikimi i gazsjellësit Nord Stream 2 do të ndërpritet si përgjigje ndaj veprimeve të Moskës në Ukrainën lindore.

“Për sa i përket zhvillimeve të fundit, ne duhet të rivlerësojmë situatën edhe në lidhje me Nord Stream 2. Tingëllon shumë teknokratike, por është hapi i nevojshëm administrativ për të ndaluar certifikimin e gazsjellësit”, tha Scholz në Berlin.

(BalkanWeb)

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb