Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor. Gjithashtu Berisha ka publikuar spotin e protestës së 6 dhjetorit ndërsa shkruan: “Kjo është e vërteta për Edi Ramën që do të mësojnë liderët europianë!”.

Në një status më herët në “Facebook”, kreu i PD i ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë më 6 dhjetor në orën 12:00 për të protestuar në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Berisha e ka shoqëruar statusin e tij edhe me një foto me tekst në anglisht ku shkruhet: “Mirë se vini në Shqipëri. Bukë, kripë dhe…korrupsion i përzemërt i Edi Ramës”.

Statusi:

Protestojmë të gjithë bashkë

6 dhjetor, ora 12:00

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

318164994 726994888781616 6501676108868222132 N

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb