Mbrëmjen e 5 janarit 2023 rreth orës 22:30 të mbrëmjes në aplikacionin signal në telefonin e biznesmenit Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese “Salillari SHPK” mbërriti një mesazh nga një kontakt me emrin “Edi”.

Sikurse rezulton nga dosja hetimore, Salillari i është pergjigjur pas disa minutash me fjalët “mire shef si jeni?”, duke treguar se e ka njohur dërguesin e atij mesazhi. Nga ana tjetër i shkruajnë “doja me të thënë dicka, por po i them dikujt tjetër”.

Sipas dosjes hetimore që News24 e disponon, pikërisht këtu Pëllumb Salillari kupton se po tentonin ta mashtronin. Për këtë arsye, vendosi të njoftonte policinë dhe të rrëfente gjithçka po i ndodhte. Nga hetimi rezultoi se shtetasit Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin biznesmenit të njohur, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin “Edi”.

Në fakt bëhej fjalë për një numër anglez që personat e përdornin për të zhvatur para nga biznesmenë të ndryshëm. Policia i kërkoi Salillarit të vijonte bisedën dhe të linte takim me personat që i shkruanin.

Salillari i shkruan më tej tekstshkruesit: Më thuaj të lutem pa problem.
Personi i shkruan: Ia jep dot robit 150 000 euro dhe rregullohemi.

Për të bërë të mundur arrestimin e mashtruesve Salillari udhëzohet të lërë takim me ta. Me vendim të prokurorisë, u tërhoq nga llogaria e Ministrisë së Brendshme shuma prej 150 000 eurosh, brenda së cilës u vendos GPS, për ta gjurmuar.

Në momentin e takimit, sikurse ishte lënë mes palëve, mbërrin një person në banesën e Salillarit dhe merr lekët. Në momentin kur të dyshuarit po largoheshin policia ndërhyri dhe bëri arrestimin.

Më pas gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën shuma të konsiderueshme parash mbi 120 000 euro që të dyshuarit nuk i justifikojnë dot dhe ka dyshime se këtë aktivitet kriminal e kanë kryer edhe ne raste të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb