Mirel Josa u shpreh pjesërisht i kënaqur nga Tirana pas kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në fund të ndeshjes, trajneri analizoi fitoren 1-0 ndaj Luftëtarit, por foli edhe për eliminimin e Partizanit dhe ndeshjen e radhës me Laçin në kampionat.

“Ishim të qetë për kualifikimin, pasi kishim rezultatin në favor. Ishte një test për ata që nuk kanë minuta në këmbë. Pjesa e dytë ishte shumë e dobët krahasuar me të parën. Kjo erdhi prej mungesës së seriozitetit, por edhe qarkullimit të topit në zona shumë të ngushta, çka nuk u shoqërua me vertikalizime. Këto mund të na ndodhin në ndeshje të tjera, ndaj duhet më shumë seriozitet. Gjithsesi, pjesa e parë më kënaqi, ndërsa e dyta ka vend për korrigjim.

Vucaj? S’më pëlqen që të flas për emra të veçantë, por Erjonin e di se çfarë mund të bëjë, pasi e kam rritur vetë në Shkodër. Por prej tij pres gjendje edhe më të mirë. Ndeshja me Laçin do të jetë tjetër histori. Duhet vazhdimësi dhe pres një ekip që mos vetëkënaqet me një gol.

Eliminimi i Partizanit? E mësova dhe m’u duk diçka e çuditshme, megjithatë kështu e ka futbolli. Mua më intereson vetëm ekipi im gjithsesi”, u shpreh Josa.

Në mbyllje, kur pyetet për çerekfinalen ndaj Kukësit, ai u përgjigj: “Për çfarë, ne s’kemi mbaruar ende punë me Laçin”. /panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: