Kozmetika dhe fshehja e gjurmëve të moshës po shkon drejt kurimit e mirëmbajtjes së origjinalitetit. Mirela Kunh është një grua sharmante e cila jeton në SHBA dhe thotë për “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe se ka qenë gjithmonë rebele e kundër rrymës. Me batutë shprehet se duke parë atë, edhe shefja e saj tani nuk impenjohet si më parë për pamjen. E ftuar në studio, kuratorja e imazhit, Klodi Mengri foli për “standartet” e bukurisë duke thënë se kjo është dhuratë e duhet vlerësuar e mirëmbajtur. Sipas saj bukuria shënon harmoninë mes të brendshmes e së jashtmes.

Vetë Mengri bën të ditur se ndihet me fat që nuk ka thinja, por pranon që më herët ka provuar tonalitete të ndryshme e kjo sipas saj lidhet me kohën që i duhet njeriut të njohë veten. Gjatë bisedës Mengri deklaron se tani është duke u zhvilluar tendenca e ruajtjes dhe kujdesit të natyrales.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: