Mirëmbajtësi i pishinës në hotelin ‘Gloria Palace’, Ndriçim Halilaga ka treguar detaje nga puna e tij e përditshme, ku merret me pastrimin e pishinave.

Emisioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ sjell rrëfimin e plot të punonjësit të hotelit. Ai tha se në pishinë hedh vetëm një gotë me klor, ndërsa herën e fundit e kishte hedhur ditën e premte. Mes të tjerash ai tha se nuk ka qenë në dijeni nëse në ambientet e SPA-ve bëhet dezinfektimi kundër koronavirusit.

“Në muajin maj të vitit 2021 unë kam filluar punë tek Gloria Palace në Qerret Golem Kavajë.
Aty kryej punën si punëtor mirëmbajtje tek Hoteli dhe bëj pastrimin e pishinës, poshtë tek SPA, çdo ditë në mëngjes. Dua të deklaroj se me datë 15.10.2021 unë kam bërë lavazhin e filtrave të pishinës.
Gjatë kryerjes së lavazhit nuk përdoret ndonjë solucion, pasi nuk është e nevojshme.
Lavazhi bëhet vetëm për të qarkulluar uji që të pastrohen filtrat.

Dua të deklaroj se në pishinë unë hedh vetëm një gotë me klor. Për herë të fundit unë një gotë me klor e kam hedhur ditën e hënë më datë 11.10.2021 dhe ditën e premte më datë 15.10.2021.Në lidhje me pyetjen sqaroj se unë nuk bëj dezinfektim për Covid. Nuk di gjë nëse është bërë apo jo, unë nuk kam detyrë ta bëj këtë, kështu që nuk kam dijeni nëse është bërë apo jo dezinfektimi për Covid në Hotel.”, tha Halilaga.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb