Pas shumë muajsh larg të bijës, Ilir Shaqiri ka mundur të takojë vajzën e tij Emily në Itali. Balerini shqiptar ka publikuar një video me të bijën mëngjesin e sotëm duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.

“Mirëmëngjes kështu”, ka shkruar Iliri në videon me Emily-n.

Balerini ka shtuar se gjithçka ka shkuar mirë, duke nënkuptuar se dhe gjendja shëndetësore e Emilyt pas Covid është shumë e mirë.

Brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Iliri ka pohuar disa herë se mungesa e vajzës ishte ajo që vuante më shumë, pasi nuk kishte qëndruar asnjëherë aq larg saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb