TIRANE

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismali ka ndarë së fundmi një moment pranë bashkëshortit të saj duke shprehur dhe mirënjohjen për çdo gjë që ka deri më tani në jetë.

“Faleminderit zot për të gjitha. Dashurinë me të cilën më ke bekuar, familjen time, miqtë e mirë pafund dhe shëndetin. Të dua @val.krasniqi”, ka shkruar Adelina ku duket se po shijon një drekë familjare me bashkëshortin dhe djalin.

Fansat e Ismailit kanë lënë komente nga më të ndryshmet duke e komplimentuar këngëtaren për familjen e saj e duke i theksuar se duhet të ndajë më shpesh momente si këto në rrjetet e saj sociale.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare nga Kosova është paska e rezervuar për jetën private dhe ky është një nga momentet e rralla që flet për partnerin e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: