TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen për epidemiologët që bëjnë testet e COVID-19 tek personat e dyshuar në të gjithë vendin.

Në një postim në “Facebook”, Balla shkruan se epidemiologët e palodhur që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë.

“FacebookPersonazh: Duhet një falënderim i veçantë për “kundërzbuluesit” tanë ndaj armikut në këtë Luftë: epidemiologët e palodhur që gjurmojnë rastet derë më derë, rrugicë më rrugicë, ditën dhe natën, pa u lodhur e pa u ankuar, duke bërë të pamundurën për të kapur në kohë rastet dhe për të frenuar përhapjen e pandemisë. Janë disa që flasin për testimet, testimet, testimet, por pakkush e di se çfarë pune bëhet në terren me hetimet epidemiologjik dhe ndjekja e kontakteve.
MIRËNJOHJE për ekipin e shkëlqyer të epidemiologëve nga veriu në jug, të cilët po bëjnë një punë shembullore për gjurmimin e rasteve me Covid-19 dhe izolimin e vatrave në territor”, shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb